Trados dhe programe të tjera kujtese Gijos autorius: Rozafa
| Rozafa iš albanų į anglų + ...
A mund te tregoni eksperiencat tuaja, nese keni, me programet kompjuterike te kujteses, qe mund te jene te vlefshme per ne perkthyesit? Po mendoj te ble ndonje prej tyre, por nuk jam e sigurt se cilin duhet te ble, ose madje, nese ja vlen te blesh ndonje prej tyre. Gjithashtu, deshiroj te di cilin variant perdorni, ate personal (freelance) apo ate qe mund te perdoret nga nje grup i tere (qe mund ta perdor per kompanine time te vogel). I falenderoj ne perparesi ata qe do te me thone mendimet dhe/... See more A mund te tregoni eksperiencat tuaja, nese keni, me programet kompjuterike te kujteses, qe mund te jene te vlefshme per ne perkthyesit? Po mendoj te ble ndonje prej tyre, por nuk jam e sigurt se cilin duhet te ble, ose madje, nese ja vlen te blesh ndonje prej tyre. Gjithashtu, deshiroj te di cilin variant perdorni, ate personal (freelance) apo ate qe mund te perdoret nga nje grup i tere (qe mund ta perdor per kompanine time te vogel). I falenderoj ne perparesi ata qe do te me thone mendimet dhe/ose eksperiencat e tyre.
Me dashuri,
Rozafa ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 07:24 Narys (2001) iš anglų į albanų + ... SITE LOCALIZER Eksperienca ime me Trados | Jul 23, 2003 |
E nderuar Rozafa,
Unë përdor Trados dhe po shkruaj këtu të mirat dhe të këqijat (sipas mendimit tim kuptohet) të këtij programi.
Trados është një program kujtese mjaft i mirë nëse përkthen gjithmonë në të njëjtën fushë dhe sidomos kur ke përsëritje të vazhdueshme, pra kur përkthen citate ose fjali që përsëriten herë pas here. Megjithatë, duhet të krijosh vetë atë që quhet "database", pra të futësh të dhënat vetë dhe pastaj programi i kujton përs... See more E nderuar Rozafa,
Unë përdor Trados dhe po shkruaj këtu të mirat dhe të këqijat (sipas mendimit tim kuptohet) të këtij programi.
Trados është një program kujtese mjaft i mirë nëse përkthen gjithmonë në të njëjtën fushë dhe sidomos kur ke përsëritje të vazhdueshme, pra kur përkthen citate ose fjali që përsëriten herë pas here. Megjithatë, duhet të krijosh vetë atë që quhet "database", pra të futësh të dhënat vetë dhe pastaj programi i kujton përsëritjet. Pra përkthimi ose memorja nuk të jepet gati me blerjen e Trados, por e krijon vetë. Kur e ble programin, memorja e tij është ZERO dhe ju duhet ta ndërtoni atë. Në fillim është pak e vështirë, pasi duhet të presësh shumë që të futësh të dhëna të mjaftueshme për të krijuar një memorje të tillë që të ndihmojë herën e dytë. Por, siç e theksova edhe më lart, Trados është i mirë për përsëritje të vazhdueshme. Trados nuk është program që ta bën ty gati përkthimin, por pasi e ke bërë njëherë, kur përsëritet për herë të dytë, e ke gati. Tani, ka diçka tjetër këtu. Trados është shumë i mirë për gjuhën angleze dhe ato gjuhë që nuk janë të lakueshme ("inflective"). Pasi, ta zemë se fjalia origjinale është: "He went to work" dhe në shqip herën e parë do ta përktheje "Ai shkoi në punë". Herën e dytë kjo fjali përdoret në këtë formë: "They went to work". Në anglisht, vetëm fjala "he" ndryshoi në "they", të tjerat qëndruan siç janë, pra vetëm 1/3 e fjalisë të ndryshoi, 2/3 qëndruan njëlloj. Në shqip ama duhet të ndryshosh 2/3 e fjalisë, pra do të ndryshosh "ata/ato" dhe "shkojnë". Pra në këtë rast, nuk do të të leverdiste të përdorje variantin e Trados, pasi të harxhon më shumë kohë ta korigjosh se sa ta shkruash vetë fjalinë nga e para.
Një gjë tjetër negative për Tradon: të ndryshon formatin e materialit origjinal. Në materialet që janë shkruar në Word ndryshimi nuk është shumë i madh, të ndryshon vetëm llojin e gërmave (në shumicën e rasteve). Në materialet që janë në formate të tjera (p.sh. Powerpoint, etj) të ndryshon jo vetëm llojin e gërmave, por edhe ngjyrën, vendin e paragrafëve, madhësinë e gërmave etj). Unë në fakt kam patur një eksperiencë të hidhur me këtë të fundit, kur një kompani më tërhoqi vërejtjen që unë "kisha ndërruar formatin e origjinalit". Në fakt në këtë rast më doli më shumë punë ta rregulloja formatin, sesa ta përktheja edhe një herë nga fillimi, pasi Trados më bëri një lëmsh me ngjyrat e gërmave dhe me llojin e tyre. Në këtë rast u pendova që përdora Trados, por ishte shumë vonë. Mgjt, ia spjegova kompanisë arsyen pse ndodhi ajo dhe ato më kuptuan, por sa para bënte, unë harxhova trefishin e kohës për të rregulluar formatin.
Në fillim është pak e vështirë ta përdorësh Trados, një herë madje e humba të tërë materialin e përkthyer, pasi nuk ia kisha marrë dorën mirë, por tani që ia kam marrë dorën asnjëherë nuk më ka ndodhur ndonjë problem i tillë.
Gjithashtu, nëse ke vetëm një material për të dorëzuar, ndryshimi i formatit në atë origjinal nuk është ndonjë problem shumë i madh. Por ama kur ke shumë...
P.sh., ky është procesi që ndjek unë për të përkthyer një material: Marr materialin origjinal dhe e quaj: "Përkthim_Uncleaned". Këtu unë shikoj edhe fjalitë në anglisht, edhe në shqip në të njëjtin vend. Mbasi kam mbaruar të gjithë përkthimin, të njëjtin material e quaj "Përkthim_Cleaned". Në këtë pikë e mbyll materialin dhe vete tek menuja e Trados për ta pastruar atë material që i vura emrin "Cleaned". Tani e pastroj këtë material nga anglishtja dhe ky tani nuk ka asnjë fjalë në anglisht, ka vetëm përkthimin në shqip. Ama në këtë pikë, formati i këtij përkthimi është i ndryshëm nga origjinali. Atëherë i kthehem materialit origjinal dhe mbasi kam kopjuar përkthimin e pastër në shqip (me copy-paste), e hedh këtë në formatin origjinal, të cilin e quaj "Përkthim_shqip". Pra e bëra përkthimin në tri faza. Siç e thashë, një material nuk është ndonjë problem kushedi se çfarë, por p.sh. dje kisha për të dorëzuar 84 "files", kështu që harxhova rreth një ditë e gjysmë (me pushime kuptohet) për të hedhur këto 84 materiale në formatin origjinal.
Ka raste që Trados të krijon probleme me programet e tjera në kompjuter dhe papritur e pakujtuar, kur je në mes të përkthimit, mund të të mbyllen të tëra programet apo materialet që ke hapur në kompjuter. Megjithatë, kjo nuk më ndodh shpesh, më ndodh rrallë.
Tani çmimi. Çmimi fillestar është rreth 900-1.000 dollarë ose Euro. Por mund ta blesh me çmim me zbritje nëpërmjet ProZ.com. Shpeshherë në ProZ.com ke oferta mjaft të mira për Trados që mund të shkojnë në 650-700 dollarë ose Euro. Pas kësaj, çdo vit për rinovimin e variantit që ke mund të harxhosh rreth 250-300 dollarë amerikanë ose Euro. Unë deri tani e kam rinovuar Trados 4 herë më duket dhe një herë kam paguar 200 dollarë, ndërsa herët e tjera kam paguar 250 dollarë për të blerë variantin e fundit (i cili del i ri çdo vit, zakonisht andej nga pranvera).
Këto janë çmimet për variantin personal (freelance), ato të kompanive janë më të shtrenjta, por ta leverdis ndoshta, pasi mund ta përdorin një grup përkthyesish.
Gjithashtu Trados mund të përdoret vetëm për formatet elektronike. Nuk mund të përdoret për materiale që i merrni në letër (hard copy), nëpërmjet fakseve, formatit pdf, jpg etj).
Pra për ta përmbledhur, Trados është program i mirë nëse përktheni materiale që kanë pjesë/fjali që përsëriten vazhdimisht (pra që janë 70-100% njëlloj me njëri-tjetrin). Është i mirë pasi të ndihmon për të përkthyer shpejt kur ke përsëritje dhe për të ruajtur të njëjtën terminologji. Ka të metat e veta dhe çmimi i tij është një çështje më vete, por para se ta blini, duhet t'i bëni vetes pyetjen: Sa do t'ju vlente ky program për paratë dhe kohën që mund të harxhoni në rregullimin e formatit...
Shpresoj që këto informata mund të të ndihmojnë pak për vendimin tuaj.
Nëse keni pyetje, mos ngurroni të pyesni këtu ose personalisht. ▲ Collapse | | | DejaVu dhe MetaTexix | Jul 23, 2003 |
HI Rozafa,
Unë kam përdorur vetëm dy herë DejaVu nga shqip në anglisht dhe një herë MetaTexis për provë me Monikën (për këtë të fundit nuk kam shumë për të thënë.) Tani jam i zënë pak, por do të shkruaj më vonë për këto dy programe.
Matt | | | Rozafa iš albanų į anglų + ... TEMOS KŪRĖJA(S) Falemnderit Matt dhe Monica | Jul 25, 2003 |
Miremengjes,
Falemnderit shume Matt dhe Monika per pergjigjen ndaj pyetjes sime. Matt gjithashtu falemnderit per hollesite qe me derguat ne posten time personale.
Ju uroj pune dhe pushime te mbara te gjithe grupit,
Rozafa
Matthew Coulson wrote:
HI Rozafa,
Unë kam përdorur vetëm dy herë DejaVu nga shqip në anglisht dhe një herë MetaTexis për provë me Monikën (për këtë të fundit nuk kam shumë për të thënë.) Tani jam i zënë pak, por do të shkruaj më vonë për këto dy programe.
Matt
| |
|
|
Temë interesante | Aug 11, 2003 |
Faleminderit për pyetjen dhe përgjigjet. Unë vërtet që nuk dija shumë rreth Trados më parë. Tani di diçka. Edhe një herë, faleminderit shumë. Forum shumë interesant, kam mësuar shumë duke lexuar shkrimet tuaja.
Gjithë të mirat,
Borana Moisiu | | | Monika Coulson Local time: 07:24 Narys (2001) iš anglų į albanų + ... SITE LOCALIZER Diçka tjetër rreth Trados | Aug 11, 2003 |
E dashur Borana,
së pari mirë se ardhët në ProZ.com. Më vjen mirë që kjo temë ka qenë interesante për ju. Nëse keni ndonjë pyetje tjetër, mos ngurroni të pyesni këtu.
Tani, dua të shtoj disa gjëra të tjera rreth eksperiencës sime me Trados. Unë zakonisht përkthej materiale të së njëjtës fushë dhe kompanitë vetë ma kërkojnë përdorimin e Trados. Para disa ditësh isha në një udhëtim dhe m'u dëmtua vegla e Trados, prandaj bleva një tjetër. Gjatë ko... See more E dashur Borana,
së pari mirë se ardhët në ProZ.com. Më vjen mirë që kjo temë ka qenë interesante për ju. Nëse keni ndonjë pyetje tjetër, mos ngurroni të pyesni këtu.
Tani, dua të shtoj disa gjëra të tjera rreth eksperiencës sime me Trados. Unë zakonisht përkthej materiale të së njëjtës fushë dhe kompanitë vetë ma kërkojnë përdorimin e Trados. Para disa ditësh isha në një udhëtim dhe m'u dëmtua vegla e Trados, prandaj bleva një tjetër. Gjatë kohës që prisja të më vinte vegla, nuk punova dot dhe mbeta shumë mbrapa. Por ngaqë materiali që po punoja ishte shumë i ngjashëm me një material që kisha punuar para disa muajsh, me ndihmën e Trados arrita që të përfundoja përkthimin e 8000 fjalëve brenda 7 orëve.
Megjithatë, duhet patur parasysh që zakonisht, kompanitë që ta kërkojnë Trados, ta kërkojnë më shumë për interesin e tyre, pasi të kërkojnë ulje çmimi për ngjashmëritë (pra për fjalitë që t'i ka bërë gati Trados). P.sh., mund të keni dëgjuar për ulje çmimi për 100% matches, 90%, 70% matches etj.
Megjithatë, kujtesa e Trados sjell edhe diçka tjetër të mirë. P.sh., javën e kaluar përktheva një material mjekësor për foshnjet ku shkruhej pak a shumë kjo gjë: "Kur foshnjet kanë të vjella dhe diarre, duhet t'u jepni shpesh sasi të mëdha lëngjesh". Por sipas Trados, në një material të ngjashëm që kisha përkthyer disa muaj më parë, fjalia ishte formuluar kështu: "Kur fëmijët kanë të vjella dhe diarre, duhet t'u jepni shpesh sasi të vogla lëngjesh". Pra midis këtyre fjalive mjaft të ngjashme, kishte një kontradiktë. Prandaj unë lajmërova menjëherë klientin dhe ata më thanë që fjalia duhej korigjuar në "sasi të vogla lëngjesh". Pra Trados të ndihmon të ruhet terminologji e njëjtë, dhe shpesh edhe saktësia.
Borana wrote:
Faleminderit për pyetjen dhe përgjigjet. Unë vërtet që nuk dija shumë rreth Trados më parë. Tani di diçka. Edhe një herë, faleminderit shumë. Forum shumë interesant, kam mësuar shumë duke lexuar shkrimet tuaja.
Gjithë të mirat,
Borana Moisiu
[Edited at 2003-08-11 15:29] ▲ Collapse | | | Šis forumas neturi moderatoriaus. To report site rules violations or get help, please contact site staff » Trados dhe programe të tjera kujtese Pastey | Your smart companion app
Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.
Find out more » |
| Trados Studio 2022 Freelance | The leading translation software used by over 270,000 translators.
Designed with your feedback in mind, Trados Studio 2022 delivers an unrivalled, powerful desktop
and cloud solution, empowering you to work in the most efficient and cost-effective way.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |