This site uses cookies.
Some of these cookies are essential to the operation of the site,
while others help to improve your experience by providing insights into how the site is being used.
For more information, please see the ProZ.com privacy policy.
Kohë e shkurtër për të dhënë përgjigje për pyetjet Kudoz
Gijos autorius: Eno Damo (X)
Eno Damo (X) Local time: 20:36 iš anglų į albanų + ...
Mar 11, 2003
Përshëndetje të gjthëve;
Dëshiroj të ngre për diskutim çështjen e kohës gjatë të cilës pyetjet Kudoz janë të vlefshme për t’u përgjigjur. Psh, dje në mbrëmje vonë (sipas kohës në Shqipëri) u bë një pyetje dhe sot në mëngjes (po sipas kohës shqiptare) dikush kishte dhënë përgjigjen e saktë, dhe ajo ishte e vetmja përgjigje e dhënë. Natyrisht përgjigja ishte krejtësisht e saktë, dhe për këtë kishin rënë dakord edhe disa anëtarë ... See more
Përshëndetje të gjthëve;
Dëshiroj të ngre për diskutim çështjen e kohës gjatë të cilës pyetjet Kudoz janë të vlefshme për t’u përgjigjur. Psh, dje në mbrëmje vonë (sipas kohës në Shqipëri) u bë një pyetje dhe sot në mëngjes (po sipas kohës shqiptare) dikush kishte dhënë përgjigjen e saktë, dhe ajo ishte e vetmja përgjigje e dhënë. Natyrisht përgjigja ishte krejtësisht e saktë, dhe për këtë kishin rënë dakord edhe disa anëtarë të tjerë të Proz. Kjo nuk është në qendër të interesimit tim. Unë thjesht dëshiroj të tërheq vëmendjen që të lejojmë pak më shumë kohë për shpalljen e përgjigjes së saktë të një pyetje, në mënyrë që të gjithë anëtarët që dëshirojnë, të kenë një mundësi për të marrë pjesë dhe të ofrohen disa alternativa. Shpallja e përgjigjes së saktë (pavarësisht se përgjigja e parë mund të jetë dhe shpesh është e sakta) bën të pavlefshëm dhe të panevojshëm dhënien e përgjigjeve të tjera, duke kufizuar kështu pjesëmarrjen dhe duke ulur interesin për pyetjet Kudoz.
Kohë e shkurtër për të dhënë përgjigje për pyetjet Kudoz
Mar 11, 2003
Eno, dhe unë jam dakort me këtë që thoni ju, por nga ana tjetër duhet të keni parasysh (nuk e di nëse ju ka ndodhur) që klientët shpeshherë e kërkojnë një përkthim brenda 24 orëve ose dhe brenda 12 orëve ngandonjëherë. Dhe mendoj që ai person që bën pyetjen dhe ka marrë një përgjigje, ndoshta ka pasur një afat të kufizuar për dorëzimin e punës.
Gjithë të mirat,
Edlira
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
Monika Coulson Local time: 20:36 Narys (2001) iš anglų į albanų + ...
SITE LOCALIZER
Përgjigja mbas mbylljes së pyetjes
Apr 29, 2003
Hi Eno,
edhe pse një përgjigje mund të mbyllet shpejt nga pyetësi, ti përsëri mund të japësh përgjigjen tënde nëse dëshiron. Në këtë mënyrë ende mund të ndihmosh pyetësin, nëse varianti yt sjell diçka të re apo më të saktë.
Të fala,
Monika
Subject:
Comment:
The contents of this post will automatically be included in the ticket generated. Please add any additional comments or explanation (optional)
The underlying LLM technology of LinguaCore offers AI translations of unprecedented quality. Quick and simple. Add a human linguistic review at the end for expert-level quality at a fraction of the cost and time.
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free