Glossary entry

English term or phrase:

blogosphere

Albanian translation:

Blogosferë

Jun 3, 2009 14:01
14 yrs ago
English term

blogosphere

GBK English to Albanian Social Sciences Internet, e-Commerce
Definition from BatchBook:
The term blogosphere describes the information available on blogs and/or the sub-culture of those who create and use blogs. By its nature, the blogosphere tends to be democratic, inclusive, and encourages two-way communication between its participants.
Example sentences:
First off, the total posting volume of the blogosphere continues to rise, showing about 1.6 Million postings per day, or about 18.6 posts per second. This is about double the volume of about a year ago. (Sifry's Alerts)
But as the Blogosphere grows in size and influence, the lines between what is a blog and what is a mainstream media site become less clear. Larger blogs are taking on more characteristics of mainstream sites and mainstream sites are incorporating styles and formats from the Blogosphere. (technorati)
s with most web innovations, the blogosphere moved forward in fits and starts before exploding across the Net, creating a quick succession of firsts -- the first person to get fired because of something written on a blog; the first first blog to receive a major journalism award, etc. (MEDIASHIFT)
Change log

Jun 3, 2009 14:00: changed "Kudoz queue" from "In queue" to "Public"

Jun 3, 2009 14:01: Enrique Cavalitto changed "Stage" from "Preparation" to "Submission"

Jun 6, 2009 14:55: changed "Stage" from "Submission" to "Selection"

Jun 11, 2009 17:54: changed "Stage" from "Selection" to "Completion"

Discussion

Roland Lelaj Jun 11, 2009:
Klemi,

Unë jam i një mendjeje me ju kur flisni për pastërtinë e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e saj. Nga ana tjetër duhet parë me ojektivitet sipas rastit mundësia e përkthimit. Në rastin e blogosferës kemi shembujt klasikë atmosfera, stratosfera etj që nuk janë përkthyer dot në shqip dhe tashmë kanë hyrë prej kohësh në të gjitha gjuhët e botës përfshi edhe shqipen.
Nëse ju e përktheni termin vetëm si "bota e komunikimit" mua më duket shumë përgjithësuese, e ashtu siç tha edhe Monika, ajo nuk identifikon për cilën formë komunikimi bëhet fjalë.
Klementina Shahini Jun 10, 2009:
Uebsajt E dashur Fabiana,
Më vjen shumë ke që vini në dyshim fjalët e mia edhe pse nuk më njihni personalisht. Fjala Uebsajt është e pranuar si fjalë e gjuhës shqipe. Sa për informacion po të hapni Fjalorin Anglisht - Shqip (Pavli Qesku) me rreth 120 000 fjalë e 600 000 shembuj e idioma në faqen 1948 do ta gjesh fjalën në diskutim. Të njëjtin informacion mund ta gjesh edhe në burime të tjera.
Tek adresa e mëposhtme mund të lexosh mbi historinë e fjalës "blogosphere"

Dhe sa për grupin dhe klasën që unë po marr nuk mendoj se unë duhet të jap sqarime por e bëj këtë vetëm për respekt meqë po pyet. Jam duke marrë klasa për doktoratë në linguistike dhe grupi është shokët dhe shoqet e klasës.Eshtë një grup intelektual dhe me qëllime shumë largpamëse. Jam e lumtur që jam pjesë e këtij grupi.

Së fundi dua të them se bashkohem me gjithë shpirt me ty kur thua "Rroftë mendimi i lirë". Kjo mua më ka munguar gjatë pjesës më të madhe të jetës time dhe tani unë me të vërtetë po e shijoj atë, ndoshta më shumë se cdokush tjetër.
Uroj që të kesh një mbasdite të mrekullueshme.
Klemi
http://en.wikipedia.org/wiki/Blogosphere
Monika Coulson Jun 10, 2009:
Ju lutem përmbajuni rregullave dhe shkruani vetëm në shqip në këtë diskutim. Ju falënderoj paraprakisht.
Rroftë mendimi i lirë :))) Përshëndetje të gjithëve :))

1) Dallimi midis dy termave blogosphere dhe logosphere:
- http://en.wikipedia.org/wiki/Blogosphere
- http://en.wikipedia.org/wiki/Logosphere
I uroj fat cilitdo që mendon se njëra ka zëvendësuar tjetrën.

2) Asnjë fjalor, së paku ata që kam unë, nuk përfshijnë "uebsajt". Ehhm, kërkoj ndjesë nëse ndonjë fjalor që unë nuk kam e përfshin këtë term.

3) Çfarë është ajo që po merrni ju, Klemi? Klasë? E keni fjalën ndoshta për lëndën/kursin ku po merrni pjesë?

4) Ta kthesh botën përmbys dhe nuk gjen gjëkundi përkthimin e fjalës blog dhe aq më pak një afërsi përkthimi, referencë, apo çfarëdo të fjalës blogosphere. Në këtë rast edhe më shumë fat ju uroj ju dhe grupit tuaj dhe rroftë mendimi i lirë :)).

Shëndet të gjithëve :))
Klementina Shahini Jun 10, 2009:
Pastërtia e gjuhës E dashur Fabiana. <br>Jam shumë dakort kur ju bëni komente rreth fjalës Ubsajt që unë kam përdorur gjatë komentit tim. Por fjala Uebsajt është pranuar si fjalë e gjuhës shqipe dhe po të kërkoni do të shikoni se është pjesë e fjalorit tonë. <br>Gjithashtu dhe jam shumë e sigurt për këtë,ju do të shikoni se dhe komenti që ju keni bërë në fjalinë e fundit nuk është i vërtetë. Një nga klasat që unë po marr tani ka të bëj konkretisht me pastërtinë e gjuhës, jo të shqipes në vecanti, por të gjuhëve në përgjithësi. Para se të shkruaja mendimin tim unë dhe antarët e grupit kemi kërkuar e diskutuar shumë rreth fjalës blogosphere. Mund të them përsëri se komenti im qëndron.Nuk jam aspak fanatike e përkthimit deri në atë pikë sa të rrezikoj kuptimin e fjalës, por kur egziston mundësia për ta përkthyer unë e shfrytëzoj atë.Pastërtia e gjuhës është qëllimi i të gjithëve. Le të përpiqemi ta mbajmë.
Gjuha shqipe Jam shumë dakord që duhet të mbajmë të pastër gjuhën shqipe dhe për këtë përpiqemi të gjithë besoj.

Atëherë Klemi, ju e para nuk duhet të shkruani "Uebsajt"!!! Faqe interneti ose website. Një përkthyes teknik i vërtetë njeh dallimin midis termit të pranuar dhe të përdorur në shqip për një pajisje, element teknik, dukuri, etj dhe fanatizmit për të përkthyer me çdo kusht, duke rrezikuar kuptimin e termit. Unë pranoj që ka edhe tendenca për të lënë ndonjë herë pa qenë e nevojshme termin në gjuhë të huaj, por e përsëris, duhet përvojë në një fushë të caktuar, përveç cilësive të tjera të domosdoshme.

Që të kthehemi tek termi ynë, blog nuk përkthehet. Blog nuk është as "botë" dhe ku e di unë se çfarë, së paku në kuptimin e përdorur në këtë fushë.
Klementina Shahini Jun 10, 2009:
KudoZ to be deployed in English to Albanian The primary purpose of GBK questions is to enable the ProZ.com community to together find the best translation of a given term into a given language, and to incorporate the term and its translation into an authoritative multi-lingual glossary which will be made available openly under the Creative Commons "Attribution" license.<br><br>Duke pasur parasysh qëllimin e GBK ne duhet të gjejmë përkthimin më të përshtatshëm për fjalën e dhënë e cila në rastin tonë është “blogosphere”. Fjala “blog” nuk është fjalë shqip dhe ne duhet ti lemë mënjanë preferencat personale dhe të mundohemi të gjithë së bashku të gjejmë përkthimin e duhur.<br>
Ne duhet të përpiqemi ta mbajmë sa më të pastër gjuhën shqipe dhe jo ta mbingarkojmë akoma më shumë me fjalë të huazuara.
Roland Lelaj Jun 4, 2009:
Blogosferë Bazuar në gjuhët kryesore si anglisht, frengjisht, spanjisht e italisht ky term mendoj se mund të përdoret në formën e tij origjinale.

Proposed translations

+2
3 days 16 hrs
Selected

Blogosferë

Termin "blog" unë e lë gjithmonë të papërkthyer. Mendoj se çdo përpjekje për ta përktyer do të sjellë vetëm ngatërrim. P.sh. edhe termi "atmosferë" ka prejardhjen nga greqishtja, por ne e përdorim siç është dhe e dimë të gjithë se për çfarë bëhet fjalë.
Definition from own experience or research:
Termi blogosferë përshkruan informacionin e disponueshëm në bloge.
Example sentences:
Blogosfera franceze gjithashtu është e mbushur me komente anti-Sarkozi, duke përqeshur gjithçka nga shija e tij për ora “Rolex” e deri te numri i madh i truprojave të tij dhe politikave të tij të vrazhda mbi krimin. (Gazeta Shqiptare)
Peer comment(s):

agree Fabiana Papastefani-Pezzoni
2 days 7 hrs
Feleminderit Fabiana :)
disagree Klementina Shahini : Blog, bloge nuk janë fjalë shqip
2 days 20 hrs
E dashur Klemi, e kuptoj dhe e përshëndes përpjekjen tënde për mbajtjen e shqipes të pastër, por si përkthyese teknike më intereson më shumë që lexuesi të cilit i drejtohem, ta kuptojë sa më saktë dhe më lehtë termin e përdorur.
agree Monika Coulson
3 days 9 hrs
Faleminderit Monika :)
agree Roland Lelaj
4 days
Faleminderit Roland :)
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer.
-2
3 days 4 hrs

Bota e komunikimit

Fjala blogosphere ka zevendësuar fjalën e vjetëruar logosphere ( vjen nga Greqishtja logos - fjalë; sphere - botë) "bota e fjalëve", " universi i diskutimeve". (Wikipedia)
Definition from own experience or research:
Bota e komunikimit është një term i përgjithshëm që përfshin gati të gjitha llojet e Uebsajteve dhe ndërlidhjet e tyre të brendshme. Perceptimi i saj është se të gjitha Uebsajted ekzistojnë si një komunitet dhe rrjet informatik i përbashkët
Example sentences:
Lexo: http://www.albaglobe.com/forum/index.php?topic=157.0 http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=278 (Wikipedia)
Peer comment(s):

disagree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Përshëndetje Klemi. Ky përkthim është i gabuar, ashtu edhe shpjegimi mbi kush zëvendëson kë. Blogosferë dhe logosferë janë dy gjëra krejtë të ndryshme. Përveç kësaj, ose themi website ose faqe interneti. Vret syrin përshtatja e dobët e termave të pranuara
3 days 12 hrs
disagree Monika Coulson : E keqja është se po të shkruash "bota e komunikimit" askush nuk do ta kuptojë se është fjala vetëm për "blogsphere." Si çdo fjalë teknike, edhe kjo duhet mbajtur e transliteruar (si p.sh. internet, TV, kompjuter, email, mesazh, etc.).
3 days 22 hrs
Something went wrong...
5 days

sfera(bota) e blogut ose blogosfera

Definition from wikipedia:
Ditari elektronik apo Blogu (angl. Weblog, fjalë e përbërë nga Web dhe Log), shpesh shkurtohet në fjalën Blog, është një ditar (personal) digjital. Shënimet e shkruara në llogaritësin personal publikohen në www. Në fakt blog-u është një fletë e gjatë në të cilën publikohen shkrimet sipas kohës kur ato janë shkruar. Në të vërtet është një fletë interneti (www) por që në rastin ideal është fleta është e shkruar vetëm në një nivel (pa nënfleta). Blog-u i jepë mundësin Blogerit (&quot;Blogger&quot;) dhe lexuesit një hapësirë të thjeshtë për paraqitjen e aspekteve të jetës apo mendimit personal për temat specifike. Me fjalë të tjera Blog-u merret si një &quot;kënd në internet&quot; i ngjashëm me forumin në internet ku bëhet shkëmbimi i informatave, mendimeve apo përvojave etj.
Example sentences:
Nga ana tjeter GeoOrg sherben si nje ndihme e pare per te gjithe shtetasit shqiptare jashte qe kerkojne lidhje me bashkekombas te tyre apo me komunitete shqiptare ne afersi te vendit ku banojne. Ne besojme se angazhimi juaj dhe i komunitetit studentor ne ngritjen e nje katalogu te tille eshte jo vetem nje tregues per forcen inovative dhe dinamiken e re qe studentet dhe blogosfera shqip po sjellin ne zhvillimin e komuniteteve shqiptare jashte por edhe i vlefshem per shume bashkekombas te tjere qe jetojne jashte vendlindjes. (forum)
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search