Feb 24, 2009 10:30
15 yrs ago
English term

Monitor is going to sleep

English to Albanian Tech/Engineering IT (Information Technology) Software
Deri sot sa herë e shikoja gajasesha së qeshuri. Ah, 'karma':), tani më duhet ta përkthej. Kuptohet që përkthimi i parë që më vjen në mendje është t'i jap monitorit personalitet e të them "Monitori po shkon të flejë". A mund të më sugjerojë dikush një përkthim më pak humoristik dhe më shumë profesionist? Faleminderit paraprakisht.

Proposed translations

+3
13 mins
Selected

monitori do të kalojë në modin

I dashur Alban,
besoj që edhe mund ta përdorësh përkthimin tënd, sepse edhe në origjinal është pak humoristik; ose mund të shkruash "monitori do të bjerë në gjumë"...
ose shiko më lart...
Një alternativë tjetër: "monitori do të bëhet i zi"
Silke Liria

--------------------------------------------------
Note added at 14 Min. (2009-02-24 10:45:16 GMT)
--------------------------------------------------

Nuk ka dalë ashtu siç doja sepse nuk dolën thonjëzat!!!
Pra:
- monitori do të kalojë në modin "standby"
- monitori do të kalojë në modin e kursimit të energjisë
Peer comment(s):

agree Nick Beqo : ne gjendjen kursim energjie
4 hrs
agree TrueBaller : I would prefer "monitori do te bjere ne gjume"
4 hrs
agree Ahmet Murati : në gjendjen kursim energjie
7 hrs
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Faleminderit Silke!"
+1
25 mins

Ekrani do të kalojë në funksionin (modalitetin) në gjumë

Ky version është pak si serioz. Po mbase të ndihmon. Ekrani do të kalojë në funksionin (modalitetin) në gjumë
Peer comment(s):

agree Gentiana Kasemi : Më pëlqen pjesa: "Ekrani do të kalojë në funksionin (modalitetin)"
23 hrs
Thanks Genta. I was wondering if I was the only one to prefer "Ekran" instead of "monitor". :)
Something went wrong...
41 mins

ekrani do të kalojë në gjendje gjumi/letargjie

Ja dhe një tjetër përkthim "serioz".
Në këtë rast do të këshilloja të përdorje fjalën "gjumë", sepse zakonisht "letargji" unë e përdor për "hibernate" por e kam parë të përdoret dhe për "sleep".

Shpresoj të të ndihmojë.
Përshëndetje,
Juliana
Something went wrong...
7 days

Monitori kalon në hibernacion (shkyçje të monitorit përkohësisht kur fiket kur nuk punon)

I suppose it's a bit too late, but nonetheless, I hope this helps.

All the best.
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search