Glossary entry

English term or phrase:

tort

Albanian translation:

dëm / dëmtim / faj / delikt

Added to glossary by Monika Coulson
May 24, 2010 18:47
13 yrs ago
3 viewers *
English term

trot

English to Albanian Law/Patents Law: Contract(s)
since there is no contractual tie between the carrier and the buyer and there is also no obligation arising from a tort, because the buyer is not yet the owner of the good.
Change log

May 29, 2010 13:17: Monika Coulson Created KOG entry

Proposed translations

+5
44 mins
English term (edited): tort
Selected

dëm / faj / delikt

Eroll,
Besoj se e ke fjalën për "tort" dhe jo "trot".

Tort = dëm, lëndim ose veprim i bërë si pasojë e rrethanave neglizhente, me qëllim, ku mbahet përgjegjësi e plotë
http://www.thefreedictionary.com/tort (Damage, injury, or a wrongful act done willfully, negligently, or in circumstances involving strict liability, but not involving breach of contract, for which a civil suit can be brought)
Peer comment(s):

agree Fabiana Papastefani-Pezzoni : It is tort, pra propozimi i Monikes eshte i sakte.
12 mins
Faleminderit Fabi
agree Ledja : "Tort" makes sense :)
53 mins
Faleminderit Ledja
agree Αlban SHPΑTΑ
17 hrs
Faleminderit Alban
agree Sherefedin MUSTAFA
22 hrs
Faleminderit Sherefedin
agree Juliana Cullafiq
4 days
Faleminderit Juliana
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Faleminderit "
3763 days

Përgjegjësia jashtëkontraktore

“Tort law” është një shprehje që ka një përkthim deri-diku të gjithëpranuar në gjuhën shqipe. Sidoqoftë, për ta sqaruar disi më mirë këtë çështje na shërbejnë dy Rregullore të Bashkimit Evropian, Rregullorja Roma 1 dhe Rregullorja Roma 2, të cilat flasin përkatësisht për të drejtën e zbatueshme në detyrimet kontraktore dhe për të drejtën e zbatueshme në detyrimet jokontraktore (kjo e fundit korrespondon me tort law). Në Shqipëri është bërë vetëm një shmangie e vogël nga fjalori evropian pasi ‘non-contractual obligations’ është përkthyer si ‘detyrime jashtëkontraktore’. Pra, në Shqipëri “tort” haset e përkthyer si “detyrime/përgjegjësia jashtëkontraktore”. Eventualisht, e hasni edhe “përgjegjësia për dëmin jashtëkontraktor”.

Sepse, paçka se ‘tort’ mund të ketë lidhje me një lëndim të kryer ndaj një personi, fjala është për dëmshpërblimin e tij si rezultat i lëndimit. Këtu nuk kërkohet dënimi i autorit të lëndimit, në rrafshin e të drejtës penale, por kërkohet dëmshpërblimi prej tij në rrafshin e të drejtës civile. Është në thelb pra, një përgjegjësi CIVILE që lind në rrafshin e një vepre penale.

Që të kemi përgjegjësi civile çfarëdo, duhet të kombinohen tri elemente:
1. [dëmi] (pa dëm nuk ka përgjegësi civile)
1.1. Dëmi llogaritet, ose si dëm real (damnum emergens) ose si fitim i munguar (lucrum cessans). Pra, dëmi duhet të llogaritet në dy kategori dhe të shprehet në para. Vetëm një sqarim këtu: fitimi i munguar nuk është fitim i ëndërruar, as fitim i shpresuar (që i tejkalon pritshmëritë), por fitim i pritshëm brenda disa parametrave. Përgjithësisht, merret për bazë mesatarja e fitimit që individi ka pasur gjatë tri viteve të fundit.

2. [lidhja shkakësore] (pa lidhje shkakësore nuk ka përgjegjësi civile)
2.1. Lidhja ndërmjet veprimit, ose mosveprimit të dikujt dhe dëmit, kjo do të thotë që dëmi duhet të vijë për shkak të veprimit ose mosveprimit të dikujt.

3. [faji/pakujdesia] (nëse nuk mund t’i mveshim dikujt faj ose pakujdesi në veprimin/mosveprimin e tij, nuk ka përgjegjësi civile).
3.1. Këtu, një diçka interesante, që mbase e vlen të theksohet: ndryshe nga e drejta penale, ku faji vs. pakujdesia luan një rol të rëndësishëm në masën e dënimit, në të drejtën civile, faji vs. pakujdesia nuk është se luan po aq rol të rëndësishëm në masën e dëmshpërblimit.

Pra, ‘tort’ nuk mund të përkthehet si faj (meqë është një prej elementeve të përgjegjësisë civile), as si delikt se hyjmë në fushën penale (kundravajtje penale/vs. krime), por të ruhet një uniformitet, që mendoj se do të ishte: përgjegjësia jashtëkontraktore.
Mendoj se e jep mirë përkufizimin, ngase kur vendos kontratën atje, direkt të shkon mendja te e drejta private (tregtare/civile), mirëpo kur e thekson jashtë-kontraktore, atëherë të vjen ndërmend që duhet të jetë për shkak të ndonjë veprimi të paligjshëm.

Interesante megjithatë, që në rrafsh evropian përdoret ‘non-contractual liability’ (obligations), kurse në Shqipëri ‘extra-contractual liability’ (obligations).


--------------------------------------------------
Note added at 3763 days (2020-09-12 08:28:17 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Një sqarim të fundit, kur kemi kombinimin e të treja elementeve (pra, duhet të jenë të pranishëm të tre, si në rastin e përgjegjësisë civile) flasim për veprim kumulativ të elementeve. Kur e dëgjoni shprehjen ‘kumulative’ do të thotë, që janë të pranishme të gjitha elementet njëherësh. Pra, përgjegjësia civile kërkon veprimin kumulativ të të treja elementeve të sipërpërmendura. Njëri të mungojë, nuk ka përgjegjësi civile.

--------------------------------------------------
Note added at 3763 days (2020-09-12 08:34:31 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

Më ngjan se nuk kuptohet mirë nga ajo që kam shkruar, që ‘dëmi’ nuk mund të pranohet si përkufizim, ngaqë dëmi vjen edhe kur kemi një kontratë. Pra, ke një kontratë, por vonon me zbatimi e saj, e zbaton atë pjesërisht, ose në mënyrë të pasaktë, ose nuk e zbaton fare. Edhe këtu do të kishim ‘dëm’, por nuk do të kishim ‘tort’. Pra, është e qartë që nëse do të vendosim të pranojmë fjalën ‘dëm’ duhet ta shoqërojmë gjithnjë me ‘jashtëkontraktor’. Kështu jemi të mbrojtur nga përgjegjësia. :)




--------------------------------------------------
Note added at 3763 days (2020-09-12 09:10:25 GMT) Post-grading
--------------------------------------------------

• Tort – dëm jashtëkontraktor, detyrim jashtëkontraktor, përgjegjësi jashtëkontraktore [në varësi të kontekstit];
• Tort obligation – detyrimi jashtëkontraktor;
• Tort law – e drejta që rregullon përgjegjësinë jashtëkontraktore.

Edhe një gjë, që kam pasur ndërmend ta shpreh diku (po kërkoja rastin).
Mbase, ky nuk është vendi i duhur, dhe as nuk e di nëse ndokush i lexon këto komente, por sidoqoftë e kam me pasion dhe do ta them.

Në lidhje me ‘kontekstin’ që e gjej aq shpesh të afirmuar në këtë platformë. Të gjithë duket se kërkojnë “more context”, dua ta ekspozoj edhe një lloj të tretë interpretimi që kemi në drejtësi. Duhet pohuar pra, se cilat janë interpretimet në drejtësi!
• Interpretimi literal është interpretimi i fjalëpërfjalshëm, pa hyrë në arsye më të gjera të një rregulle/norme të caktuar;
• Interpretimi kontekstual është ai interpretim që merr në konsideratë mjedisin ku vihet në zbatim një rregullë/normë e caktuar;
• Interpretimi sipas frymës është ai interpretim që kërkon të përcjellë frymën e një mesazhi. Pra, interpretojmë jo sipas germës, por sipas frymës! Më duhet ta theksoj këtë interpretimin e fundit, se i ka humbur vula. Pra, mund të përkthejmë diçka sipas germës, por edhe sipas frymës. Në parim, germa duhet të përcjellë frymën, por jo gjithnjë kjo është e mundur. Interpretimi/përkthimi mund ta korrigjojë këtë dhe të përcjellë frymën.

Në rastin konkret, detyrim/përgjegjësi/dëm jashtëkontraktor ka një shmangie nga detyrim/përgjegjësi/dëm jokontraktor, që e gjejmë në rrafshin evropian. Besoj, se ligjvënësi shqiptar dhe ligjzbatuesit (përfshi gjykatat) kanë bërë një shmangie nga përkthimi sipas germës, por duke ruajtur frymën e mesazhit. Ky ka qenë mendimi im. Mbase, dikush ka ndonjë mendim tjetër.
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search